Sporti

Zhvilloi ndeshje perfekte sot ndaj Prishtinës, Arbër Pira: Kjo fitore na rrit motivin, besoj se do ta kapim Evropën me Malishevën

02/21/2024 17:07
nga:Lorik J

Skuadra e Malishevës ka arritur një fitore të madhe sot ndaj Prishtinës në udhëtim në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Malisheva ka arritur fitore ndaj Prishtinës me rezultatin 0-2, me golat e Aliut dhe Hazirajt, për të marrë tre pikë tejet me rëndësi.

Mbrojtësi i Malishevës, Arbër Pira zhvilloi një ndeshje perfekte sot, teksa më pas tha se beson se këto tre pikë do t’i ndihmojnë shumë ekipit. Ai poashtu është optimist për kalimin në kualifikueset e garave evropiane me Malishevën.

“Fitore shumë me vlerë për neve e cila na rrit gjasat për Evropë dhe na rrit motivin për pjesën tjetër të lojëve që kanë mbet, personalisht mendoj që kemi një ekip shumë kualitativ dhe në një formë të mirë. Shpresojë dhe besoj që do ta kapim Evropën”, tha Arbër Pira shkurtimisht për ‘GazetaBlic Sport’.

Kujtojmë se Malisheva ndodhet në vendin e katërt në tabelë me 35 pikë, pesë më pak se Drita e vendit të katërt.

/GazetaBlic Sport