Sporti

Guild Eagles – Preasy | Ndeshja tejet e rëndësishme e ekipit shqiptar zhvillohet sot, ja ku mund ta ndiqni

02/21/2024 16:40
nga:Lorik J

Ekipi shqiptar i CS2, Guild Eagles do të përballet sonte me ekipin danez, Preasy.

Guild Eagles do të përballet me Preasy sonte nga ora 18:00, në kuadër të kualifikimit për kompeticionin më të madh në botë, Major, që do të zhvillohet në Kopenhagë të Danimarkës, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky ballafaqim do të zhvillohet “Online” dhe transmetohet tek kanali zyrtar i Ernest Xhocit në Twitch: KËTU.

Në rast të fitores, Guild Eagles do ta vazhdojnë ëndrrën për kualifikimin tutje, kurse në rast humbje ata do të eliminohen.

/GazetaBlic Sport/