Lajme

Deklarohen nga QKUK-ja rreth vdekjes së 4-vjeçares nga Gjakova

02/21/2024 15:21
nga:Y I

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka dalë me një reagim lidhur me rastin e 4-vjeçares nga Gjakova, e cila vdiq të hënën raporton Gazeta Blic.

Në reagimin e ShSKUK-së thuhet se e njëjta kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e QKUK’së më 17 shkurt, rreth orës 15:00 dhe se ishte sjellë nga Spitali i Gjakovës, me parametra vital dhe me gjendje mjaftë të rënduar shëndetësore.

Tutje thuhet se pas analizave dhe konsultave, ajo ishte vendosur për trajtim të mëtejmë në Repartin Intensiv në Klinikën e Pediatrisë, me diagnozë të punës Sepsë ( infeksion akut i rëndë i shkallës se lartë).

Reagimi i plotë: