Sporti

Drita merr fitore të madhe ndaj Ballkanit, rihapet plotësisht gara për titullin kampion në Superligë

02/21/2024 14:57
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar tre ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Drita ka triumfuar në derbin e madh ndaj Ballkanit dhe është rikthyer përsëri në garën për titull, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 1 me 0, me Mesan që realizoi golin e vetëm në minutën e 65-të, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo humbje e Ballkanit bën të ‘zjarrtë’ tashmë garën për titullin kampion, sepse me një fitore të mundshme të Llapit nesër ndaj Fushë Kosovës, skuadra e Batatinës do t’i afrohej në vetëm një pikë.

Malisheva poashtu siguroi fitore të madhe ndaj Prishtinës me rezultat 0 me 2, me portierin Kolaj që bëri dy gabime të mëdha tek dy golat e realizuar.

Feronikeli 74 dhe Gjilani barazuan pa gola, 0 me 0.

/GazetaBlic Sport/