Showtime

Modelja ukrainase “në listën e të kërkuarve” nga ‘autoritetet e Putinit’ pasi pozoi ‘topless’ përpara një monumenti fetar në Moskë

02/21/2024 13:28
nga:N K

Modelja e njohur nga Ukraina është vendosur në listën“e të kërkuarve” nga autoritetet ruse pasi vite më parë kishte pozuar ‘topless’ para një monumenti fetar në Rusi.

Lolita Bogdanova, 24-vjeçare, e njohur si Lola Bunny për ndjekësit, “trazoi” rrjetin kur ngriti bluzën e saj derisa po bënte fotografitë përpara Katedrales së Shën Vasilit në Sheshin e Kuq të Moskës, raportojnë mediet e huaja.Imazhet të cilat ishin bërë në vitin 2021, u rishfaqën kohët e fundit, siç thuhet duke zemëruar zyrtarët rusë dhe duke i shtyrë ata që të nisin kërkimin për arrestimin e saj.

Bogdanova thuhet se kishte nënshkruar një marrëveshje për të mos u larguar nga Rusia derisa çështja të mund të hetohej.

Fotografia që trazoi autoritetet ruse para monumentit fetar në Rusi.

Asokohe, modelja me origjinë nga Makiivka e Ukrainës lindore, kishte kërkuar falje për ofendimin e besimtarëve fetarë.

Nuk dihet saktësisht vendndodhja e saj, por mediet raportojnë se ajo mund të ketë ikur në SHBA.

Bukuroshja nga Ukraina, njëherësh modele në OnlyFans publikon shpesh imazhe në llogarinë e saj në Instagram. /Telegrafi