Grupi i parë i pilotëve ukrainas është caktuar për ta kompletuar trajnimin me avionët ushtarakë F-16 deri në verën e vitit të tanishëm.
Këtë e kanë thënë nga Garda Kombëtare e Arizonës. Pilotët e kishin nisur trajnimin në mes të tetorit me 162nd Fighter Wing në Tucson të Arizonës. Pentagoni për këtë trajnim kishte thënë se do të zgjaste disa muaj deri në mbarim, raporton CNN, përcjell KlanKosova.tv.
Grupi tjetër prej katër pilotësh e kanë nisur trajnimin në janar si kapitenin Erin Hannigan, derisa grupit i tretë është duke kryer trajnimin e gjuhës, i cili është i nevojshëm për ta drejtuar gjeneratën e katërt të këtyre avionëve.
Pilotët e parë pritet që ta kompletojnë trajnimin në mes të majit dhe gushtit, ka thënë Hannihan duke shtuat se koha e saktë varet nga progresi i pilotëve.