Lajme

Seanca gjyqësore për gazin lotsjellës, Konjufca zgjedh të mbrohet në heshtje

02/21/2024 11:58
nga:N K

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca ka zgjedhur të mbrohet në heshtje, në seancën gjyqësore me akuzën për hedhje të gazit lotsjellës disa vite më parë në Kuvend.

“Deklaratën e kam dhënë në fazat e mëhershme të këtij procesi. Asaj i përmbahem, po zgjedh opsionin të mbrojtjes në heshtje”, tha Konjufca.