Lajme

Rikthehet qarkullimi i kamionëve në Jarinjë

02/20/2024 22:04
nga:Y I

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar , gjatë ditës së sotme njoftoi se si pasojë e një problemi nga sistemi doganor serb, kalimi i kamionëve me mallra ishte ndërprerë.

Megjithatë, raportohet se problemi është evituar dhe se qarkullimi i kamionëve tashmë ka rifilluar.

“Më datë, 20.02.2024 në ora 21:35, nga pala serbe jemi njoftuar se në PKK Jarinjë është rregulluar problemi që kanë pasur me sistemin doganor dhe se tani ka filluar qarkullimi i kamionëve me mallra si në hyrje ashtu edhe në dalje të RKS-së”, ka njoftuar QKMF-ja.