Skuadra e Gjilanit ka njoftuar përditësimet mbi lëndimin e rëndë të portierit, Betim Halimi.
Klubi ka njoftuar para pak çasteve se Halimi ka këputur ligamentin ACL të gjurit të majtë ndaj FC Prishtinës dhe do t’i duhet operimi, me ç’rast do të mungojë gjatë.
Më poshtë keni njoftimin e klubit:
“Sport Club Gjilani njofton mbi gjendjen e futbollistit Betim Halimi, i cili u lëndua në duelin e 16 Shkurtit në përballjen kampionale ndaj FC Prishtina.
Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se futbollisti ka këputur ligamentin ACL të gjurit të majtë dhe në këtë mënyrë është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit.
Futbollisti do të futet në operim gjatë ditëve në vijim dhe më pas do të ndjekë rikuperimin fizioterapeutik. Periudha e kthimit në aktivitet do të vlerësohet pas operimit, teksa do të humbasë të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij edicioni.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë shërim të shpejtë Betimi dhe presin më të fortë në fushat e blerta”, shkruhet në komunikatën e SC Gjilanit.
/GazetaBlic Sport