Vesel Makolli nga AKR-ja i sheh si brengosëse të gjitha zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në rrafshin ndërkombëtar.
Makolli në një prononcim për GazetaBlic thekson se të gjitha arritjet që i ka Kosova, janë falë miqëve ndërkombëtar.
“Zhvillimet e fundit në rrafshin ndërkombëtar, që kanë të bëjnë me kritikat që i ka marrë Qeveria jonë nga miqtë tanë, në veçanati nga SHBA-të, janë shumë brengosëse për të gjithë ne, pa përjashtim”, thotë Makolli.
“Duhet ta kemi të qartë se Kosova, të gjitha arritjet i ka realizuar falë mbështetjes pa rezervë të miqëve tanë ndërkombëtar, në krye me ShBA-të dhe NATO-n”, shton ai.
Tutje, ai shton se kryeministri Kurti duhet të jetë i vëmendshëm në çdo deklaratë.
“Në këtë kontekst, duhet të jemi gjithmonë të vëmendshmë dhe çdo deklaratë e kryeministrti dhe jo vetëm, duhet të jetë plotësisht me përmbajtje diplomatik dhe konforme interesave të përbashkëta të partneritetit me SHBA-të”, tha Makolli.
Ai thotë se të gjitha veprimet e ardhshme të Qeverisë duhet të jenë në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Duhet t’i tejkalojmë të gjitha mosmarrëveshjet eventuale që i kemi me SHBA-të, t’i flakim interesat partiake e deklaratat populiste. Në koordinim të plotë me miqttë tanë ndërkombëtar, e në interes të Kosovës, t’i marrim të gjitha veprimet në të ardhmen”, tha Makolli për GazetaBlic.