Fundi i karrierës së Luka Modric duket gjithnjë e më afër. Prania e tij në skuadrën e Real Madridit po bëhet më e rrallë dhe kroati tashmë po mendon për të ardhmen e tij në fund të sezonit.
Ndër opsionet që ai do të mund të marrë në konsideratë është të vazhdojë te Real Madridi, por ta bëjë këtë duke qenë pjesë e stafit stërvitor të Carlo Ancelottit, siç ka thënë Ramon lvarez de Mon në ‘La Tribu’ në Radio MARCA, përcjell GazetaBlic Sport.
Trajneri italian ia ka ofruar këtë mundësi Lukës, por kroati sheh ende mundësi për të vazhduar si futbollist . Ndër ofertat që ka nëse do të largohej nga Real Madridi, si destinacione të mundshme shfaqen fort Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite.

/GazetaBlic Sport/


