Sonte rikthehen përsëri emocionet e Ligës së Kampionëve.
Një super ndeshje do të zhvillohet në Itali, atje ku Inter dhe Atletico Madrid do të duelojnë për fitoren e madhe, shkruan GazetaBlic Sport.
Pritet të jetë një spektakël i madh në ‘Giuseppe Meazza’, me Interin që ka epitetin e favoritit, por që Atletico Madrid ka dëshmuar tradicionalisht forcën në këtë kompeticion.
Nga 2 takimet që kanë pasur direkte mes tyre, të dy skuadrat kanë siguruar nga një fitore.

/GazetaBlic Sport/


