Lajme

Digjet një ndërtesë në Prishtinë, Policia jep detaje

02/20/2024 11:04
nga:G B

Një ndërtesë ka marrë flakë sot në Prishtinë, raporton Gazeta Blic.

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, derisa tha se s’ka të lënduar.

“Sot rreth orës 09:45, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën Ukshin Hoti në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një objekt. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, thotë Ahmeti për Gazeta Blic.