Lajme

Vdes një burrë në Skenderaj, u lëndua duke shuar zjarrin në malin e tij

02/20/2024 08:35
nga:Sh R

Ka vdekur dje një burrë në Rezallë të Skenderajt, pasi i njëjti ishte lënduar gjatë përpjekje për ta shuar një zjarr që kishte kapluar malin pronë e tij.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

“Fsh. Rezall, Skenderaj 19.02.2024-18:00. Pas pranimit të një informate për një person të lënduar, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku në një fushë kanë hasur viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Dyshohet se viktima ka vdekur duke u munduar ta shuaj zjarrin që ishte duke u djegur një fushë e lirë dhe një pjesë e pyllit (malit) pronë e tij, e cila është lokalizuar nga njësiti zjarrfikës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.