Fit&Sexy

Kujdesi që duhet të tregoni kur blini ushqime në konserva

02/20/2024 08:25
nga:N K

Ritmi i shpejtë i jetës shpesh bëhet shkaktar edhe për mënyrat e gabuara që njerëzit bëjnë përsa i përket ushqimit.

 

Në shumë raste ushqimet e konservuara bëhen zgjidhja më komode për shumë familje.

Gjithashtu shumë prej këtyre ushqimeve duke qënë se janë të pasura me kripëra mund të kthehen edhe në një shije të preferuar.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon disa arsye pse duhet të jeni shumë të kujdesshëm në zgjedhjen e tyre.

Pse ushqimet e konservuara janë të rrezikshme

Mund të mendoni se dëmi që vjen nga ushqimi mund të mos jetë fatal, por në të vërtetë është e kundërta.

Në rastin e konservave situata është më kritike se zakonisht për disa arsye që i gjeni mëposhtë.

Para se ushqimet të futen në konserva ato ngrohen në mënyrë që të shkatërrohen bakteret e këqija që ndohen në to.

Sipas një studimi të Universitetit të McGill , ushqimet e konservuara janë të dëmshme.

Kur ato ngrohen dhe qëndrojnë të konservuara për një kohë të gjatë humbasin çdo vlerë minerale.

Kontrolloni gjendjen e konservës

Për të qenë gjithnjë të sigurtë në ushqimet që konsumoni gjithnjë kontrolloni kutinë.

Shikoni me kujdes në çfarë gjendje është metali i konservës para se t’a blini.

Sa më i hollë të jetë ky metal aq më shumë përkulen anët e tij duke krijuar kështu të çara mikroskopike që prekin ushqimin tuaj.

Konservat e dëmtuara dhe helmimi nga ushqimi

Departamenti i Agrikulturës në SHBA, shpjegon se gjatë dëmitmit të kutive të konservave brenda tyre mund të zhvillohen forma bakteresh helmuese.

Këto baktere të rralla mund të prekin sistemin nervor dhe të shkaktojnë helmime të tmerrshme nga ushqimi.

Simptomat përfshijnë turbullim të shikimit, vështirësi në frymëmarrje apo përtypje.

Kjo njihet ndryshe si sëmundja e botulizmit, një gjendje ku trupit pushtohet nga toksinat nervore te shkaktuara nga bakteret.

Megjithëse është një sëmundje e rrallë evitoni sa më shumë kutitë e konservave të dëmtuara sadopak.