Sporti

Messi porositi një skarë dhe porosia u bë virale

02/20/2024 08:22
nga:Mergim Rreci

Labohierro është një kompani argjentinase që prodhon skara dhe së fundmi u bë e famshme për marrjen e një porosie nga Lionel Messi.

Ylli argjentinas i dërgoi një mesazh kompanisë në rrjetin social Instagram , duke thënë se “një mik kishte blerë një skarë që ishte dërguar në Miami” dhe nëse kompania mund të bënte një skarë të ngjashme, por “më të madhe dhe ta dërgonte në të njëjtin vend”, përcjell GazetaBlic Sport.

Labohierro u shokua dhe reagoi çuditshëm me përgjigjen e saj: “Jooooo. Leo, seriozisht? Unë jam i paralizuar, gruaja dhe fëmijët janë të paralizuar, nuk dimë çfarë të themi.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gette Sports (@gettesports)

Për të plotësuar kërkesën e kapitenit të Kombëtares së Argjentinës, kompania prodhoi një skarë kushtuar Lionel Messit, me vizatimin e festës së tij dhe numrin 10. Produkti quhet “The Captain’s Grill”.

Në një deklaratë, Labohierro tha se mori kërkesën e Messit më 10 dhjetor dhe se vendosi të krijojë një skarë “të frymëzuar nga trashëgimia dhe pasioni i lojtarit për futbollin dhe Barbecue”.

/GazetaBlic Sport/