Sporti

Spkektakël i madh sonte në Ligën e Kampionëve, Inter dhe Atletico Madrid premtojnë përballje të ‘zjarrtë’

02/20/2024 08:04
nga:Mergim Rreci

Sonte rikthehen përsëri emocionet e Ligës së Kampionëve.

Një super ndeshje do të zhvillohet në Itali, atje ku Inter dhe Atletico Madrid do të duelojnë për fitoren e madhe, shkruan GazetaBlic Sport.

Pritet të jetë një spektakël i madh në ‘Giuseppe Meazza’, me Interin që ka epitetin e favoritit, por që Atletico Madrid ka dëshmuar tradicionalisht forcën në këtë kompeticion.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo në Holandë në mes të PSV dhe Borussia Dortmund. Të dy takimet luhen me fillim nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport/