Sporti

Dështoi transferimi në Evropë, Asani gati për sezonin e ri në Korenë e Jugut

02/19/2024 23:45
nga:Lorik J

Jasir Asani mbetet në Korenë e Jugut dhe do të nisë sezonin e ri me skuadrën e Gwangju. Sulmuesi i kombëtares e kërkonte me ngulm një transferim në Europë para kampionatit Europian, mirëpo kushtet nuk u plotësuan dhe 28-vjeçari do të veshë sërish fanellën e Gwangju.

Një nga arsyet kryesore se përse transferimi i Asanit në Europë dështoi, ishin edhe për shkak të kërkesave të larta financiare nga ana e klubit koreano-jugor. Sezoni i ri në elitën e Koresë së Jugut do të startojë më datë dy mars aty ku skuadra e Asanit përballet me Seoul në shtëpi.

Në sezonin e kaluar, Asani ishte një ndër lojtarët kryesorë të Gwangju teksa shënoi shtatë gola në 33 ndeshje. Edhe në sezonin e ri, sulmuesi pritet të rezultojë si figura kryesore e koreano-jugorëve teksa me Gwangju ka një kontratë të vlefshme deri në dhjetorin e këtij viti ku ndër të tjera ka edhe opsionin për të rinovuar për një tjetër sezon.