Diego Simeone, trajneri i Atletico Madrid, foli për SportMediaset për ndeshjen kundër Interit në Champions League.
“Jam shumë i lumtur që u ktheva në Milano, luaj kundër Interit tim. Kam kaluar dy vite të mrekullueshme, njerëzit kanë qenë shumë pranë meje, kam dhënë gjithçka… Gjithçka që kam kaluar në këtë klub do të mbetet gjithmonë në kokën time. Tani Interi po bën shumë mirë, më pëlqen shumë futbolli që luan, është e thjeshtë”, tha Simeone.
Cila është pika e fortë e Interit?
“Skuadra, është shumë e qartë se si duan të luajnë, zbresin nga krahët për të futur shumë lojtarë në zonë. Thuram është i rëndësishëm për ta, por ata vijnë me shumë lojtarë, ata arrijnë të menaxhojnë lojën për të arritur topin në zonë”.
“Pres që Interi të luajë si gjithmonë, i fortë që nga fillimi”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport