Lajme

Zjarr në shtëpinë e pleqve në Prishtinë, nuk ka të lënduar

02/19/2024 19:06
nga:Genita C

Sot rreth orës 18:00, ka ndodhur një incident zjarri në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, saktësisht në shtëpinë e pleqëve.

Zjarri tashmë është lokalizuar dhe deri më tani nuk ka të lënduar, derisa disa persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të vështërsimit të frymarrjes nga tymi.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, saktësisht në shtëpinë e pleqëve. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Zjarri është lokalizuar dhe bazuar në informatat e deritanishme, raportohet për persona që kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështërsimit të frymarrjes nga tymi, nuk ka ndonjë person të lënduar”, ka thënë Ahmeti.