Trajneri i mirënjohur kosovar, Gani Sejdiu ka marrë drejtimin e KF Drenicës.
Klubi nga Skenderaj ka njoftuar se pas largimit të Idrizit, ata kanë vendosur që punën t’ia besojnë trajnerit me përvojë në futbollin vendor, Gani Sejdiut, përcjell GazetaBlic Sport.
Më poshtë keni njoftimin e klubit të Drenicës:
“Gani Sejdiu emerohet kryetrajner i ekipit
Pas nderprerjes së bashkëpunimit me trajnerin Bashkim Idrizi, Bordi i KF Drenica, kanë vendosur unanimisht për ta emëruar kryetrajner të skuadrës, Gani Sejdiun.
Ish trajneri i Renoves në Maqedoni, pastaj shumë skuadrave kosovare si Trepca 89, Feronikeli, Besa, Ballkani, Vëllaznimi, e Phoenix, Gani Sejdiu ka arritur marrëveshje për 18 muaj me klubin, gjithmonë duke u bazuar në ecurinë e klubit.
Sejdiu është emër i njohur në futbollin kosovar pasi ka qenë kampion i Kosovës, fitues i Kupës së Kosovës, fitues i Superkupës së Kosovës.
Mire se vjen Gani Sejdiu”, shkruhet në komunikatën e klubit.
/GazetaBlic Sport