Sporti

Ardian Limani, lojtari i javës në Superligë

02/19/2024 15:27
nga:E K

Ardian Limani është zgjedhur futbollisti më i mirë i xhiros së 20-të në Superligën e futbollit.

Qendërmbrojtësi ishte në nivel të lartë në barazimin e Prishtinës ndaj Gjilanit, ndërsa kontribuoi edhe në ofanzivë duke e shënuar një gol të bukur në barazimin 1:1.

Pasi e mori këtë çmim, futbollisti i Bardhekaltërve u shpreh i lumtur për vlerësimin.

“Për mua është një kënaqësi e madhe ky çmim, duke e ditur që sapo i jam bashkuar ekipit më të trofeshëm në historinë e futbollit kosovar. Ndihem i vlerësuar dhe ky çmim më jep motiv shtesë që në vazhdim të ndihmoj edhe më shumë skuadrën time. Një falënderim të gjithë bashkëlojtarëve dhe shtabit teknik për bashkëpunimin në ndeshje dhe për faktin që më kanë pritur mirë në kryeqytet”, ka theksuar Limani për faqen zyrtare të FFK-së.