Lajme

Sadiku: Kurti po e shfrytëzon çështjen e dinarit për vota – Osmani deklarohet formalisht, është në mision me kryeministrin

02/19/2024 14:32
nga:N K

Analisti politik, Arbnor Sadiku, në një prononcim për GazetaBlic, ka folur për kundërshtimet e Kurtit me ndërkombëtarët për çështjen e dinarit.

Sipas tij, ai kalkulon që kjo çështje t’i mundësojë atij rritjen e përqindjes së votave në zgjedhjet e ardhshme.

“Kurti mendon se nuk ka konflikt me krejt institucionet e SHBA-së, por vetëm me departamentin e shtetit, dhe për atë e ka anashkaluar Ambasadën amerikane. Veprimet e z.Kurti janë jo të mira, kalkulon që tema e dinarit ia mundëson atij rritjen e përqindjes së votave në zgjedhje dhe shtyn krijimin e asociacionit deri pas zgjedhjeve të reja nacionale”, tha ai për GazetaBlic.

Sadiku ka folur dhe për deklaratën e presidentes Vjosa Osmani, se Qeveria duhet të ulet të bisedojë me ndërkombëtarët për dinarin.

Këtë ai e sheh vetëm si deklaratë formale, derisa shton se ajo është ne mision me kryeministrin Kurti, në gjitha veprimet e tij.

“Presidentja po deklarohet vetëm formalisht që duhet biseduar me SHBA-në, por praktikisht është në mision me kryeminstrin Kurti në të gjitha veprimet e tij”, deklaroi Sadiku. /GazetaBlic/

 

Kurti: Me ShBA-të jemi miq, por s’pajtohemi për çdo gjë

“Nuk pyetet presidentja, as i dëgjohet fjala”/ Haziri: Osmani po luan rolin e zjarrfikësit mes Kurtit e ndërkombëtarëve

Osmani: Qeveria me aleatët të ulen e të merren vesh rreth çështjes së dinarit

Arifi: Presidentes po i bien në mend amanetet e Rugovës e aleatët kur Kurti po i katandisë raportet me ndërkombëtarët