Gennaro Gattuso nuk është më trajneri i Marseille.
Shtatë ndeshje radhazi pa fitore, pesë prej tyre në kampionat kanë bërë që Marseille të marrë vendimin për të shkarkuar trajnerin Gattuso.
Italiani mori drejtimin e skuadrës franceze më 27 shtator dhe qëndroi për 24 ndeshje, por viti 2024 rezultoi vërtet i vështirë, me skuadrën që ka humbur totalisht sensin e fitores.
Disfata ndaj Brest të dielën në mbrëmje ka bërë që presidenti Pablo Longoria të humbas durimin duke marrë edhe vendimin e shkarkimit, ndërsa në Francë po qarkullon lajmi se Galtier qëndron në “pole-position” për të marrë drejtimin e Marseille.
Për momentin, skuadra do të drejtohet nga Jean-Louis Gasset, teksa ky i fundit do të nis përgatitjet për ndeshjen e mesjavës, atë në Europa League përballë Shakhtar Donetsk.