Lajme

Prezantohet projekti për bulevardin e qytetit të Gjilanit, me kosto 20 milionë euro

02/19/2024 12:21
nga:N K

Në kuadër të nismës “7 javë – 7 projekte”, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prezantuar projektin e bulevardit të qytetit në story në rrjetin social Facebook.

Kryetari Hyseni ka bërë të ditur se kostoja e këtij projekti është 20 milionë euro, duke e cilësuar si ndryshimin më të madh urbanistik në histori të qytetit të Gjilanit.

“Hapësira publike, parkingje si zgjidhje e burim i të hyrave, objekti i administratës komunale për punë efikase e shërbime më të mira, për ndryshim radikal, për GJILANIN QË DUAM. Mbi 30.000 metër katror, mbi 500 parkingje nëntokësore, mbi 8000 metër katror komuna zgjidhje për trafikun”, ka theksuar ai.