Lajme

E kërcënoi me vdekje një person – Policia arreston shtetasin e Shqipërisë

02/19/2024 09:51
nga:N K

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar gjatë ditës një shtetas të Shqipërisë në Prishtinë.

Ai dyshohet se e kishte kërcënuar me vrasje një person përmes telefonit.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Lagjja Arbëri, Prishtinë 30.09.2023 – 19:38. Më 18.02.2024 është arrestuar i dyshuari shtetas i Shqipërisë për arsye se i njëjti përmes telefonit kishte kanosur me vrasje viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24 orësh.