Pronarët e Manchester City, City Football Group (CFG) nënshkruan të dielën një marrëveshje bashkëpunimi me ish-kampionët turk, Basaksehir.
Në një deklaratë, Basaksehir tha se ‘CFG’ do të ofrojë konsulencë për klubin turk për disa projekte, duke përfshirë “strategjinë afatgjatë të futbollit, shqyrtimin e lojtarëve, transferimet dhe procesin e trajnimit”.
Grupi gjithashtu do të këshillojë Basaksehir për strategjitë e transferimit të lojtarëve, zhvillimin e akademisë dhe njohuritë e bazuara në të dhëna.
“Ne jemi shumë krenarë për ekspertizën dhe përvojën unike që kemi brenda City Football Group dhe presim me padurim të punojmë me Istanbul Basaksehir për të mbështetur rritjen e futbollit në Turqi”, deklaroi Drejtori Menaxhues i ‘CFG’, Brian Marwood.
Ndërkohë, presidenti i Basaksehir, Goksel Gumusdag tha se ata janë “shumë të lumtur, krenarë dhe të emocionuar” për të nënshkruar këtë marrëveshje bashkëpunimi futbolli me CFG, një nga grupet më të mëdha të futbollit në botë.
“Istanbul Basaksehir FK, e cila ka arritur shumë në futbollin turk, sot ndërmori një hap historik dhe arriti një tjetër moment historik si për veten ashtu edhe për futbollin turk”, deklaroi Gumusdag.
‘CFG’ zotëron aksione totale ose të pjesshme të 13 klubeve si Manchester City Britani, New York City FC në SHBA, Melbourne FC në Australi, Yokohama F. Marinos në Japoni, Montevideo City Torque në Uruguay, Girona në Spanjë, Sichuan Jiuniu FC në Kinë, Mumbai City FC në Indi, Lommel në Belgjikë, ESTAC në Francë, Palermo në Itali, Bahia SAF në Brazil dhe Klubi partner, Club Bolivar.
? OFFICIAL: Istanbul Basaksehir have become the latest side to join the City Football Group:
??????? Manchester City
?? Girona
?? Troyes
?? Palerme
?? Istanbul Basaksehir
?? Lommel SK
?? EC Bahia
?? New York City FC
?? Melbourne City FC
?? Yokohama
?? Montevideo City Torque
??… pic.twitter.com/ZI21F28zYU— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) February 18, 2024