Lajme

Tahiri: Osmani nga frika prej Kurtit, e fton të koordinohet me aleatët për dinarin – por nuk guxon ta përmend Amerikën

02/19/2024 08:58
nga:G B

Ish kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar pas deklaratës së presidentes Vjosa Osmani për dinarin, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se Osmani ka kaluar nga një pro amerikane, në linjën e Kurtit.

Ajo ka shtuar se Osmani nga frika prej Kurtit, po e fton të koordinohet me aleatët për çështjen e dinarit, por pa guxuar ta përmend Amerikën.

Postimi i saj i plotë:

Nga nje proamerikane tash ne linjen e Kurtit! presidentja Osmani nga frika prej Kurtit tash po e fton Kurtin te koordinohet me aleatet per ceshtjen e dinarit, por nuk po guxon ta permend Ameriken.

 

Osmani: Qeveria me aleatët të ulen e të merren vesh rreth çështjes së dinarit