Sporti

“Pjesën e parë ishim shumë keq”, De Rossi: Lukaku? Zëvendësim taktik, i duhej pak pushim

02/19/2024 08:52
nga:E K

Trajneri i Romës, Daniele De Rossi e ka cilësuar pjesën e parë të ndeshjes ndaj Frosinones, të cilën “verdhekuqtë” e fituan me rezultatin 3-0, si shumë të dobët

Në prononcimin e bërë për mediet pas këtij takimi, De Rossi shtoi se në fund rëndësi ka rezultati.

“Ne jemi këtu për rezultatet, por pjesa e parë ishte e keqe. Ne kurrë nuk kemi vuajtur kështu që kur kam marrë drejtimin e skuadrës. Prandaj isha i shqetësuar”-deklaroi ai.

Teksa i pyetur për zëvendësimin e Romelo Lukaku pas përfundimit të pjesës së parë, trajneri i Romës theksoi se ishte një zgjedhje taktike.

“Ndryshim taktik, nuk më pëlqeu mënyra se si po luanin sulmuesit dhe ne duhet ta kemi Lukakun të freskët. Nuk është asgjë serioze, ishte shumë e vështirë për të në pjesën e parë, duhet të kisha bërë 11 ndryshime, por kur të gjithë luajnë keq përgjegjësia është e ‘trajnerit’”, vazhdoi De Rossi.