Sporti

Llapi me fitore të madhe ndaj Dukagjinit, i afrohet Ballkanit

02/18/2024 14:59
nga:Lorik J

Skuadra e Llapit ka shënuar fitore tejet të madhe ndaj Dukagjinit në xhiron e 20’të të Superligës së Kosovës.

Llapi fitoi ndaj Dukagjinit me rezultatin 2-1, për të fituar tre pikë të mëdha, përcjell GazetaBlic Sport.

Muhamet Hyseni realizoi dy gola në dy pjesët për ekipin e Batatinës, teksa Hugo shënoi nga penalltia krejt në fund për Dukagjinin.

Kujtojmë se ekipi i Dallkut mbeti me 10 lojtarë pas 9 minutave lojë, pasi Iseni u ndëshkua me të kuq, pas prekjes së topit me dorë.

Llapi me këtë fitore grumbullon 40 pikë në vendin e dytë – katër më pak se Ballkani që është lider.

Dukagjini mbetet në vendin e gjashtë me 27 pikë.

/GazetaBlic Sport