Sporti

Mbyllen pjesët e para: Llapi në avantazh ndaj Dukagjinit, Malisheva bindëse ndaj Fushë Kosovës

02/18/2024 13:54
nga:Lorik J

Kanë përfunduar pjesët e para të dy takimeve të Superligës së Kosovës në futboll.

Llapi ka shkuar në pushim me avantazhin minimal 1-0 ndaj Dukagjinit në stadiumin “Fadil Vokrri”, përcjell GazetaBlic Sport.

Muhamet Hyseni shënoi golin e vetëm në këtë pjesë të parë pas 9 minutave lojë.

Dukagjini po luan me 10 lojtarë që nga minuta e tetë, shkaku i kartonit të kuq të Isenit.

Malisheva ndërkohë po fiton në shtëpi me rezultatin 2-0 ndaj Fushë Kosovës.

Haziraj dhe Aliu realizuan golaT për ekipin e Kidës.

/GazetaBlic Sport