Sporti

Hajrizi premton: Nuk do ndalemi, do ta fitojmë edhe titullin

02/18/2024 08:11
nga:Lorik J

Pas fitores së KB Trepçës me rezultat 71:69 ndaj Prishtinës në finale të Kupës së Kosovës e cila u zhvillua në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, ka reaguar edhe ylli i mitrovicasve Drilon Hajrizi.

Hajrizi është shprehur shumë i lumtur që ekipi i tij ka fituar Kupën e Kosovës në basketboll për herë të tretë rresht.

Mirëpo, ai ka bërë me dije se ky është vetëm fillimi dhe se Trepça tani do të synojë që ta fitojë edhe titullin e kampionit.

“Shumë i gëzuar, i emocionuar për gjithë këta njerëz, për gjithë këtë gëzim që po ua ofrojmë. I përgëzoj bashkëlojtarët që luftuan deri në fund. Jam shumë i gëzuar për trofe, por asgjë nuk përfundon sot”.

“Shpresojmë se do të vazhdojmë njëjtë dhe në fund do ta fitojmë titullin që jemi duke e kërkuar gjatë. Lojërat me Prishtinën janë më emocionalet. E përgëzoj edhe Prishtinën për lojën, por ne e deshëm fitoren pak më shumë dhe arritëm të fitojmë. Ia uroj gjithë Mitrovicës fitoren”, ka thënë Hajrizi pas fitores.