Sporti

Ronaldo e nis me gol fazën e dytë, shënon në fitoren e skuadrës së tij

02/17/2024 21:11
nga:Mergim Rreci

Cristiano Ronaldo e nis me gol fazën e dytë të elitës së kampionatit saudit.

Portugezit iu nevojitën më pak se 17 minuta lojë për ta dërguar topin në rrjetë me një goditje të shpejtë brenda zonës në takimin mes Al Nassr dhe Al Fateh, i cili përfundoi me rezultat 2 me 1, transmeton GazetaBlic Sport.

Për Ronaldon, që kryeson garën për golashënuesin më të mirë të kampionati, ishte finalizimi i 21-të sezonal.