Krerë të institucioneve të shumta të shtunën ishin prezent në kompleksin memorial “Adem Jashari” për të bërë homazhe me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Aty morën pjesë edhe përfaqësues nga partia Ballit Kombëtar, me ç’rast kryetari i partisë, Nikollë Prekaj u deklarua për media, duke thënë se është obligim moral vizita e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”.
“Sot në këtë ditë të madhe, nderojmë heronjtë e kombit me i tregu gjithë botës se shqiptarët janë të gatshëm me u fliju për lirinë dhe atdheun e vetë. Prandaj sot jem këtu, me kry një obligim moral dhe kombëtar pranë këtyre trupave këtu, që ne do ta vazhdojmë rrugën dhe idealin. Për të cilin ideal, këta u flijuan për të nderuar shtetin dhe duke ndërtuar një shtet të mirëfilltë”.
“Ne si parti politike, Balli Kombëtar është e përkushtuar ta vazhdojë rrugën drejt bashkimit kombëtar drejt realizimit të idealeve të këtyre që u flijuan në Prekaz dhe çdoku në trojet tona”, tha Prekaj.