Lajme

Sveçla pranoi urime nga ambasadori i Australisë në Kosovë, në 16 vjetorin e pavarësisë

02/16/2024 14:48
nga:N K

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim ambasadorin jorezident të Australisë në Republikën e Kosovës, z. Richard Rodgers, 

Sipas komunikatës së MPB-së, ministri uroi z. Rodgers për detyrën e tij si ambasador jorezident në Republikën e Kosovës.

‘‘Me këtë rast ministri Sveçla dhe ambasadori Rodgers biseduan për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë si dhe për marrëdhëniet bilaterale që gëzojnë dy shtetet tona në fushën e sigurisë. Me rastin e 16 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ambasadori Rodgers përcolli urimet e tij për ministrin dhe gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Ministri Sveçla dhe ambasadori Rodgers u dakorduan për komunikim të mëtejmë në frymën e thellimit të bashkëpunimit në fushat që mbulon Ministria e Punëve të Brendshme’’, thuhet në komunikatë.