Nora Gjakova e ka nisur mbarë aventurën e saj në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Kampionia olimpike fitoi në raundin e parë në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Gjakova e mposhti xhudisten nga Gjeorgjia, Nino Loladze.
Kujtojmë se nesër dhe pasnesër garojnë edhe Laura Fazliu, Dardan Cena dhe Loriana Kuka.