Skuadra e Trepçës ka siguruar ‘biletën’ për finalen e Kupës së Kosovës në basketboll.
Mitrovicasit kanë triumfuar ndaj skuadrës së Golden Eagle Yllit në gjysmëfinale, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar në Gjakovë ishte 72-59 , atje ku Trepça e dominoi në rrjedhën e ndeshjes në pjesën më të madhe të saj.
Kishte një atmosferë të jashtëzakonshme në tribuna, kurse finalisti tjetër do të mësohet nga ndeshja mes Bashkimit dhe Sigal Prishtinës.
/GazetaBlic Sport/


