Sporti

Qëndrim Zyba fiton menjëherë besimin e trajnerit, debuton sonte me skuadrën polake në Conference League

02/15/2024 18:13
nga:Mergim Rreci

Mesfushori kosovar, Qëndrim Zyba debuton me fanellën e Legia sonte në ndeshjen ndaj Molde në Conference League.

Ai është në mesin e titullarëve tek skuadra polake, me ndeshjen që luhet me fillim nga ora 18:45, përcjell GazetaBlic Sport.

Zyba u transferua tek Legia nga skuadra e Ballkanit, atje ku synon të ketë një aventurë sa më të suksesshme.