Sporti

Liverpool i bashkohet garës për Christensen

02/15/2024 16:42
nga:Mergim Rreci

Liverpool raportohet se është i interesuar për futbollistin e Barcelonës, Andreas Christensen, shkruan Fichajes.net.

Reds mendohet se janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 50 milionë euro (42 milionë £/54 milionë dollarë) për të blerë ish-mbrojtësin e Chelseat, transmeton GazetaBlic Sport.

Barça, nga ana e saj, do të ishte e hapur ndaj ofertës duke pasur parasysh situatën e tyre të pasigurt financiare, por që Liverpool do të sfidohet nga Manchester United dhe Newcastle, dy skuadrat që poashtu duan shërbimet e tij.