Lajme

Bajqinovci: I kemi partnerë SHBA-të, s’do të ketë problem për dinarin – ligjshmëria duhet të kthehet në vend

02/15/2024 17:18
nga:G B

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se Kosova e Kurti i kanë partnerë SHBA-të.

Kështu është shprehur ai derisa ka komentuar deklaratën e Ndihmës-sekretarit Amerikan të Shtetit, James O’Brien, se nëse Kosova nuk i trajton SHBA-të si partnerë, as SHBA s’do ta trajtojë Kosovën partnere.

“Ne i kemi partnerë SHBA-të, z.Kurti i ka partnerë, e ka dëshmuar, ashtu sikurse edhe për zgjedhjet serbe që kanë tentuar në Kosovë, ndërrimi i Kushtetutës, targat, dokumentacioni, ne nuk kemi lëshuar pe dhe sot jemi këtu ku jemi me një sovranitet të plotë”, thotë deputeti për Gazeta Blic.

Bajqinovci vlerëson se BQK e ka bërë një tranzicion të lehtë 3 mujor dhe s’do të ketë problem.

“Unë besoj se dinari, ashtu siç është kërkuar për një tranzicion siç e ka bërë BQK përmes një udhëzimi administrativ, do të shkojë me një tranzicion të lehtë 3 mujor dhe nuk do të ketë ndonjë problem”, potencon ai.

Deputeti shton se duhet të dihet se duhet të kthehet në vend ligjshmëri e sovraniteti dhe se ligjet e Kosovës nuk e njohin dinarin si valutë.

“Ne jemi partnerë të SHBA-ve dhe çdo që do të shkojë sipas rregullit, por një gjë duhet të dihet, ligjshmëria duhet të kthehet në vend, sovraniteti është edhe çështja e parasë, ligjet e Kosovës e njohin vetëm valutën euro dhe jo dinarin e Serbisë”, deklaron deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci./Gazeta Blic/

 

 

Hovenier për dinarin: Kjo situatë e ka prekur cilësinë e partneritetit mes dy qeverive tona