Lajme

Dejona Mihali përplas PDK-në me VV-në, Zejnullahu dikujt të partisë së Kurtit: Qepe gojën

02/15/2024 15:06
nga:N K

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu, ka pohuar sot që është këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti, Dejona Mihali, ajo që e kontrollon sferën politike në Kosovë.

“Mua më vjen keq që ju si deputet të pozitës që keni marrë besim nga qytetarët, inënshtroheni diktatit të Dejona Mihalit, jeni shndërruar në përfaqësues të Dejonës”, ka thënë Zejnullahu mes tjerash.

Pasi shtroi disa pyetje në lidhje me Mihalin dhe e përfundoi fjalën e saj, ajo iu drejtua dikujt nga Lëvizja Vetëvendosje që ta qepë gojën.