Lajme

A nuk triumfoi drejtësia për Triumfin? – “Expose” sjell sonte dokumentarin rreth jetës së ish-policit Riza, vrasja e të cilit s’ka ende epilog

02/18/2024 15:24
nga:Genita C

Në një rrëfim ekskluziv për dokumentarin “Expose” vjen sonte për herë të parë babai i Triumf Rizës, Shefqet Riza.

Ai tregon detaje të pathëna më parë rreth fëmijrisë së Triumfit, problemet e më hershme me Enver Sekiraqën dhe deri tek lirimi i këtij të fundit.

Riza e përshkruan Triumfin si djalë të urtë, i përkushtuar tej mase ndaj mësimeve dhe njohës i mirë i gjuhëve të huaja.

Ai foli edhe per shoqërinë që Triumfi kishte me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, teksa tregoi se për kë ishte në gjendje që ta sakrifikonte jetën.

Këto dhe detaje të tjera të padëgjura, mund t’i ndiqni sonte duke filluar nga ora 21:00 në Kanal 10.