Lajme

Hasani i uron mirëseardhje Blinkenit: Mirënjohës ndaj tij për mbështetjen e paçmuar

02/15/2024 11:55
nga:Genita C

Ministri i Jashtëm shqiptar, Igli Hasani, ka pritur në aeroportin e Rinasit, Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, në vizitën e tij të parë në Shqipëri.

Ai ka uruar mirëseardhje përmes një postimi në X (ish-Tëitter) duke e falënderuar edhe për mbështetje dhe bashkëpunimin e tij ndaj shtetit shqiptar.

“Kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri. Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me ShBA-në, aleatin tonë të vjetër, vetëm sa do të forcohet, i ndërtuar mbi një themel të fortë midis vendeve dhe njerëzve tanë. I jam jashtëzakonisht mirënjohës Sekretarit Blinken për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij të paçmuar”, ka shkruar Hasani në X (ish-Tëitter).