Njohësi i zhvillimeve politike nga Shqipëria, Enton Abilekaj, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”, ka folur në lidhje me vizitën e sekretarit amerikan të shtetit në Tiranë, Antony Blinken, dhe mesazhet që ai pritet t’i përcjellë Kosovës.
Abilekaj tha se Tirana është vendi më i mirë për të dhënë mesazhe për Kosovën pasi kanë efekt më të fortë.
Ai potencoi se, çështjen e dinarit, Antony Blinken pritet t’a ketë në pikën e parë të bisedimeve.
“Mendoj se Tirana është vendi më i mire për të dhënë mesazet për Prishtinën. Pavarësisht se kryeministri aktual i Shqiperisë nuk mund të luaj rolin tradicional të negociatorit, apo këshilltarit të kryeministrit apo klasës politike tëKosoves, mesazhet e dhëna nga Tirana kanë efekt më të fortë, siç ndodhi me mesazhet e Clinton në korrikun e vitit te shkuar.Për kete arsye dhe për shkak se kryeministri Rama ka filluar tashmë të flasë për çështjen e dinarit, mendoj qe Blinken do ta ketë në piken e parë të bisedimeve” tha Abilekaj për “Gazeta Blic”.
Abilekaj tha se vetë vizita e Blinken në Tiranë është një mesazh për Kurtin dhe për sjelljen e tij ndaj SHBA-ve.
“Ka nje kontrast qe vizita e Sekretarit te Shtetit e thekson dukshëm, një qeveri shqiptare në Prishtinë, që paralajmërohet për prishje te partneritetit me SHBA-të dhe një qeveri shqiptare në Tirane që perzgjidhet e vetmja në viziten e Sekretarit te Shtetit. Ky është nje mesazh për Kurtin dhe per sjelljen e tij ndaj SHBA, ku heqja e dinarit është pika kulmore e mosmarreveshjeve të vazhdueshme” deklaroi Abilekaj për “Gazeta Blic”.

Enton Abilekaj!
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për paralajmërimet e SHBA-së në lidhje me vendimin e Kosovës për dinarin serb.
Rama në një intervistë për ATV-në ka thënë se Kosova është në të drejtën e saj për ta zbatuar Kushtetutën edhe për dinarin, por që sipas tij patjetër që duhet të ketë koordinim me aleatët.
“Nuk dua të japë asnjë leksion për askënd, por në njërën anë Kosova është në të drejtën e saj dhe duhet kuptuar nga ata që e njohin si shtet kur përpiqet të zbatojë Kushtetutën e saj, por nga ana tjetër Kosova duhet të vendos komunikimin dhe ndërveprimin me aleatët tanë strategjik për çdo hap me te cilin mund të krijojë përplasje me këta aleatë që janë të pazëvendësueshëm”deklaroi Rama raporton Gazeta Blic.
/Gazeta Blic/
Blinken sot do të vizitojë Shqipërinë


