Sporti

Publikohet ranglista e re e FIFA-s, Kosova bie për një pozitë

02/15/2024 11:17
nga:E K

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka rënë një pozitë më poshtë në ranglistën e FIFA-s.

Nga pozita e 101-të, Kosova ka rënë në pozitën e 102-të me 1202.77 pikë. Ranglista u bë publike të enjten.

Kosova ngritjen më të lartë ndonjëherë në mesin e kombeve e ka pasur në pozitën e 101-të.

Kombëtarja në futboll në dy ndeshjet e fundit i ka një humbje dhe një barazim.

Në ndeshjen e fundit që e zhvilloi në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, Kosova humbi 0-1 kundër Bjellorusisë.

Ndërkaq, në ndeshjen e parafundit regjistroi barazim kundër Zvicrës.