Lajme

Maloku me kritika për opozitën: Do të duhej të ishte më ‘agresive politikisht’

02/15/2024 09:48
nga:Y I

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Albinot Maloku, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” pati kritika ndaj angazhimit të opozitës.

Maloku tha se opozita ka qenë e ‘përgjumur’ dhe se do të duhej të ishte më agresive politikisht.

“Opozita pas procesit të fundit zgjedhor ka dalë e traumatizuar fuqishëm, dhe trauma ka ngel si pasojë e shumë rrethanave, gjithsesi edhe e angazhimit, dhe ka kriju situatën ku ajo ka qenë inferiore ndaj çdo iniciative për të qenë opozitë. Dhe ka qenë pjesa tjetër e përshkrimit ose versionit të shpjeguar nga opozita për impotencën e tyre në raport me veprimet e Qeverisë, ka qenë që “le ta sheh populli” se çfarë po bën, që ishte papërgjegjësi, për faktin se në çdo vend opozita e ka edhe përgjegjësinë e vet në çfarëdo rrethane”

“Eshtë 50% i elektoratit, je në Kuvend, je zgjedh nga populli për të luajtur rolin e vet për arsye se ka detyrë opozitare. Kjo ‘përgjumje’ ka ndiku edhe në mos-strukturimin e mirfilltë dhe reformave të mirfillta në subjektet politike përkatëse. Konsideroj se do të duhej të ishte më aktive, më e zëshme, agresive politikisht, jo gjithsesi për të patur model ish-opozitën. Konsideroj se opozita në vend do të duhej t’i rikthente vetit energjinë dhe të kryej detyrën e vet” deklaroi Maloku në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

Maloku: Qeveria Kurti ka qenë në shpërputhje totale me premtimet e dhëna!

Maloku: Deklarata e O’Brien, shqetësuese, vendimi për dinarin i drejtë por duhej koordinim!