Sporti

“Veprova si Klopp te Liverpooli”, Tare: Bayern nuk gabon dy herë, jam krenar për historinë time!

02/15/2024 09:36
nga:E K

Ish-drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare foli në një intervistë për median gjermane “Ran”. Ish-futbollisti shqiptar theksoi se pret që Bayern Munich të avancojë në çerekfinalen e Champions League pas dy përballjeve me Lazion, ndërsa shtoi se nga bardhekaltërit nuk u largua si pasojë e ndonjë konflikti me presidentin Claudio Lotito.

“Kur u largova nga Lazio në verën e kaluar, unë isha drejtori sportiv më jetëgjatë në Serie A. Shkruajtëm një histori të mbushur me suksese, fituam dy Kupa të Italisë, tre Superkupa dhe u kualifikuam në më shumë se një rast në Champions League. Jam krenar për punën e kryer gjatë viteve te Lazio, edhe sepse e mbaj mend shumë mirë se në çfarë gjendje e gjeta klubin.

Nuk u largova për ndonjë konflikt me Lotiton, e mohoj këtë. Presidentin e kisha lajmëruar para shumë kohësh se do të largohesha, ishin 15 vite shumë intensive dhe kishte ardhur momenti për një pauzë. Pak a shumë si Klopp me Liverpoolin.

Kjo Lazio ka shumë lojtarë nga viti i kaluar dhe prandaj kam ende një lidhje shpirtërore me skuadrën. Jam ende tifoz i tyre dhe kryqëzoj gishtat për ndeshjet në Champions League përballë Bayernit. Jam i bindur se atmosfera në Olimpico do të jetë e jashtëzakonshme, shpresoj që Bayern të përsërisë atë paraqitje që bëri në kampionat me Leverkusen. Megjithatë, te Lazio e dinë të gjithë se Bayern Munich nuk gabon dy herë radhazi”, u shpreh Tare.