Lajme

“Po na flet për siguri, katër muaj pas sulmit terrorist”, Ymeri kritikon “krekosjen” e Kurtit

02/14/2024 21:43
nga:Sh R

Në trevjetorin e fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e përgjithshme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati vetëm lëvdata për qeverisjen e tij.

Por, kjo krekosje e tij, nuk kaloi pa u kritikuar nga njohësi i çështjeve të politikës, Visar Ymeri, i cili theksoi se i kreu i ekzekutivit po flet për siguri ende edhe pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.

“Un dëgjova kryeministrit Kurti edhe secilin që i dëgju eksponentët e VV-së thonë që zhvillimi në Kosovë është i pa precedentë i krahasuar me krejt periudhën prej se ekziston Kosova. Si rritje ekonomike, zhvillim, si rritje e sigurisë, si luftë ndaj krimit, si siguri për Republikë.

Tash kur mu thotë një kryeministër që Kosova s’ka qenë kurrë ma e sigurt katër muaj pas sulmit më të madh që e ka pësuar Kosova prej se është çliruar nga Serbia”, ka thënë Ymeri.

Duke iu referuar krekosjen së Kurtit më qeverisjen tij, Ymeri tha se “ne kemi me të kritiku edhe përtej realitetit objektiv”

Nëse dëshiron ti me u krekos ne kemi me të kritiku edhe përtej realitetit objektiv. Prandaj nuk kam sonte e asnjë ditë, me ia mirëkuptu disa prej pozicioneve edhe pse e di që kanë qenë të vërteta”, ka thënë Ymeri në “Debat Plus”.

Ymeri ka theksuar se rrethanat kur VV-ja ka marrë pushtetin nuk kanë qenë aq shumë tëë favorshme dhe, për këtë duhej të mirëkuptohej nëse s’di të krekosë shumë.

“Këto rrethana më të cilat është ballafaquar qeveria e re, nuk kanë qene rrethanat ma të lehta dhe të favorshme me qeverisë. Dhe në një situatë racionale, kur i ki parasysh këto rrethanat dhe i merr për bazë, atëherë ish dashtë me ekzistuat një farë pakti në mes të qytetarëve dhe Qeverisë. Ku qytetarët thonë okej s’po ta shohim shumë për të madhe se pasë vështirë, por,a s ti mos u krekos shumë.

Tash qeveria po thotë mos ma shihni të madhe se rrethanat kanë qenë të këqija, po krekosjen kontratën nuk po e zbaton. Po krekoset ma shuam se sa ishte krekosë një qeveri normale me pas qenë në rrethana normale”, ka shtuar Ymeri.