Sporti

Peja në ‘shtëpi’, Bashkimi merr fitore të madhe dhe siguron gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës

02/14/2024 19:04
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Bashkimit ka siguruar gjysmëfinalen në Kupën e Kosovës.

‘Arpagjikët’ e kanë dërguar në ‘shtëpi’ Pejën, duke e mposhtur me rezultat 64-73, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një ndeshje fantastike, me skuadrën nga Prizreni që bëri më të vërtetë një paraqitje të mrekullueshme.

Në gjysmëfinale, Bashkimi do të përballet me fituesin e ndeshjes, Sigal Prishtina – Proton Cable Prizreni.

/GazetaBlic Sport/