Kryeministri i vendit, Albin Kurti, foli sot në mbledhjen e Qeverisë për tre vjetorin e fitores së Lëvizjes Vetëvendosje.
Kurti tha se 14 shkurti nuk paraqet vetëm përvjetorin e një fitore elektorale, por është moment i përmbysjes më të madhe politike e demokratike në Kosovën e pas luftës
“Është revolucioni elektoral ku ngadhënjeu mirëqeverisja mbi korrupsionin, drejtësia mbi diskriminim dhe interesi i përbashkët e publik mbi atë personal e privat” tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë raporton Gazeta Blic.
Por ndryshe nga Kurti po mendon, njohësi i çështjeve politike në vend, Arbnor Sadiku.
Sadiku tha për “Gazeta Blic” se suksesi i vetëm i qeverisë Kurti ka qenë rasti i Banjskës.
“Sukses i vetem i tij ka qenë rasti Banjskës, menaxhimi dhe shtrirja deri diku e sovranitetit të Kosovës në Veriun e saj” deklaroi Sadiku për “Gazeta Blic”
Ndërsa sa i përket dështimeve Sadiku numëron disa duke mos-zbatimi i Ligjit për sigurime shëndetësore e deri tek ngritja ekonomike vetëm 4%.
“Dështimet janë suficiti buxhetor 900 milion euro, mos-zbatimi i Ligjit për sigurime shëndetësore, dhënia e banesave me kredi te sponzorura nga shteti, ndërtimi i qerdheve dhe shkollave te reja, ngritja e kapacitetrve ne arsim per stagin arsimor, mos-pasja e onvestimeve te huja direkte, ngritja ekonomike vetëm 4%, etj” deklaroi Sadiku në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”
Edhe zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina, ishte skeptike sa i përket ‘sukseseve’ të qeverisë Kurti.
Pantian tha se Qeveria Kurti le për të dëshiruar në politikën e brendshme dhe atë të jashtme.
“Per fat të keq është e pamundur me shënu ndonjë sukses signifikant të kesaj qeverie për tri vite sa është në pushtet. Në politikën e brendshme nuk ka as edhe një projekt që mund të shenohet si sukses: shëndetesia është veq me keq, arsimi po ashtu dhe këtë e deshmoj edhe resultati i fundit i PISA, në ekonomi nuk ka asnjë investim të madh kapital dhe si rrjedhoje kemi ikje te klasës punëtore dhe falimentim të bizneseve. Në politikën e jashtme le që nuk ka përparin por përkundrazi ka një kthim prapa” deklaroi Pantina për “Gazeta Blic”
/Gazeta Blic”
Kurti: Më 14 shkurt 2021, ndodhi përmbysja më e madhe politike e demokratike në Kosovë
Maloku: Deklarata e O’Brien, shqetësuese, vendimi për dinarin i drejtë por duhej koordinim!